E treta e vërteta për Laçin? Kurbinasit nuk ia kanë gjetur ende “ilaçin” Vllaznisë, por pa një…”Sherif”!

Laçi-Vllaznia është një prej ndeshjeve më të rëndësishme të kësaj jave të Superiores. Kurbinasit janë në formën më të mirë teksa pas ardhjes së Josës, ekipi është tërësisht i shndërruar. Rezultate mbreslënëse për Laçin që humbjen e vetme e ka pësuar pikërisht nga…Vllaznia!

Duke iu referuar kohës së Josës, pasi në ndeshjen e parë janë mundur në shtëpi me shifrat 3-5. A do t’ia gjejë ilaçin këtë herë trajneri i kurbinasve edhe shkodranëve? Mbetet që të shihet, por këtë herë do të jetë pa lojtarin kryesor, Lushkja, që tanimë shërben si një “Sherif” në Tiraspol. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *