Zbulohet axhenda/ Presidenti i UEFA-s do të takohet me Dukën dhe Ramën, qendron për 5 orë e gjysmë në Tiranë

Presidenti i UEFA-s do të vizitojë vendin tonë ditën e nesërme. Aleksandër Ceferin do të zhvillojë takim kokë më kokë me presidentin e FSHF-së, Armand Dukën, si dhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën. “Supersport” ka zbuluar edhee axhendën që do të ndjekë nesër slloveni që drejton UEFA-n.

Ceferin mbërrin në aeroportin “Nënë Tereza“, ndërsa më pas do të drekojë fillimisht me Armand Dukën. Pas kreut të FSHF-së, Ceferin do të takojë kryeministrin Edi Rama. Gjithashtu në axhendën e tij do të ketë vend edhe për një vizitë në zyrat e FSHF-së para se të largohet nga vendi ynë. Ceferin vjen në Tiranë pas ngjarjeve të fundit që lidhen me procesin zgjedhor të presidentit të FSHF-së, teksa politika po ndërhyn hapur në sport./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Axhenda e Aleksandër Ceferinit:

12:30 Mbërritja në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë

13:00 Drekë me presidentin e FSHF-së, Armand Dukën

15:00 Takim me kryeministrin Edi Rama në kryeministri

16:00 Vizitë në zyrat e FSHF-së

18:00 Largimi nga Tirana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *