E trishtë/ Ndeshja ndërpritet në minutën e katërt, futbollisti shqiptar ndërron jetë në fushën e blertë në Greqi dhe…nuk ka ambulancë!

Një ngjarje e trishtë ka ardhur nga Greqia. Aleksander Lambi ka ndërruar jetë në minutën e katërt të ndeshjes në Kategorinë e tretë të kampionatit grek. Ish-lojtari i Apolon Smirnis ishte huazuar te Iliupoli në nivelet e ulëta të futbollit grek, ndërsa në ndeshjen e sotme do të ndodhte tragjedia në ndeshjen kundër Ermionida.

Lambi ra pa ndjenja në fushën e lojës dhe ngjarja ka bërë jehonë të madhe në Greqi pasi ka munguar ambulanca që erdhi 20 minuta pas ngjarjes duke mos i dhënë asnjë shans shqiptarit për t’u rikthyer në jetë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *