“Ka qenë pjesë e moshave të Shqipërisë dhe luajti në Conference League”, Sherif Tiraspoli prezanton Regi Lushkjan

Regi Lushkja bëri kalimin e rëndësishëm në karrierën e tij duke firmosur për Sherif Tiraspolin. Pas shumë vitesh kontributi me Laçin në Superiore, ishte momenti që mesfushori shqiptar të sfidonte veten në një aventurë jashtë Shqipërisë. Goli i fundit spektakolar kundër Partizanit ishte si qershia mbi tortë për Lushkjen, që tani është zyrtarizuar në Moldavi. Në faqen zyrtare të Sherif Tiraspolit ka edhe një përshkrim për mesfushorin:

“Mesfushori shqiptar me tipare sulmuese, Regi Lushkja, është afruar te ne. Palët kanë arritur marrëveshjen, shqiptari është bërë anëtar i plotë i familjes së madhe të FC Sherifit. Regi Lushkja ka lindur më 17 maj 1996 në qytetin e vogël të Kavajës, jo shumë larg Durrësit. Fillimi i karrierës së tij profesionale, por edhe i akademisë, u bë në klubin Besa, ndërsa pesë vitet e fundit luajti për Laçin, për të cilin luajti rreth 200 ndeshje. Lojtari i thirrur në ekipin e të rinjve të Shqipërisë, luajti edhe në kualifikimin e Konferencës së Ligës, ku shënoi dy gola në 6 ndeshje”, shkruhet nga Sherif Tiraspoli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *