Thomas Bruns, ish-shoku i skuadrës së Armando Brojës te Viteshe, ka folur sa i përket performancës së sulmuesit shqiptar te Southampton. I pyetur në mediat holandeze për shifrat e lojtarit të Kombëtares, Bruns ka thënë:
“E prisja se Broja do të shkonte në një skuadër të mirë. Ai e sheh shembullin e tij te Mason Mount. Bëri mirë te Viteshe dhe do të jetë lojtar kyç për Chelsea. Nuk ka shifra apo statistika tronditëse, por përtej 10 golave të shënuara, e tregon veten se çfarë cilësish kishte.
Për mendimin tim, do të arrij te ekipi i parë i Chelsea-t brenda katër viteve. Ky duhet të jetë edhe qëllimi i tij. Chelsea do të ketë nevojë për një sulmues të ri nëse Lukaku do të largohet, jam i sigurt se Broja është i aftë për ta zëvendësuar”, tha Bruns. /Sport Ekspres/