Ditët e fundit të merkatos kanë qenë intensive për Igli Taren. Pas Muriqit, drejtori sportiv i Lacios ka arritur të mbyllë një tjetër marrëveshje. Këtë herë bëhet fjalë për Riza Durmishin. Ky i fundit u kthye nga huazimi verën e shkuar, por nuk është pjesë e planeve të bardhekaltërve.
Për këtë arsye është vendosur përsëri për huazimin e tij. Mbrojtësi 28-vjeçar është transferuar në Hollandë, ku do të mbajë veshur fanellën e Spartës së Roterdamit. Këta të fundit luajnë në elitën e futbollit holandez, ku momentalisht mbajnë vendin e 16 dhe lu.ftojnë për mbijetesë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/