E FUNDIT/ Nuk rinis ndeshja në Rrogozhinë! Kartoni i kuq në sekondën e 47, tifozët godasin Enea Jorgjin

Ndeshja në Rrogozhinë mes Egnatias dhe Dinamos ka nisur me polemika. Në sekondën e 47 do të ishte Krasniqi që bëri ndërhyrje “horror” si lojtari i fundit ndaj Bardhit, për t’u ndëshkuar me kartonin e kuq. Ibrahimi realizoi një perlë nga goditja e dënimit për ta mbyllur pjesën e parë në 0-1.

Teksa Jorgji vërshëllu fundin e pjesës së parë, tifozët e Egnatias kanë goditur me sende të forta gjyqtarin. Për këtë arsye takimi mbetet ende në pritje dhe nuk ka një njoftim zyrtar për vazhdimin e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *