Pano Xhixho ka komentuar ndeshjen mes Tiranës dhe Kukësit që ka përfunduar në shifrat 4-0. I ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, Xhixho është shprehur se nuk duhet të komentohet kaq “zi” humbja e verilindorëve.
“Duhet të themi se Kukësi ka luajtur më bukur deri tani futboll, luan i shpenguar le të themi. Por nëse e komentojmë kaq “zi” humbjen e Kukësit, atëherë do të humbasim këtë ekip që luan këtë futboll të bukur. Ka pasur edhe Kukësi rast të pastër, por Bekaj është thirrur në apel”, tha Xhixho. /Sport Ekspres/