Nevil Dede ka komentuar ndeshjen e fituar të Tiranës me shifrat 4-0 ndaj Kukësit. I ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, Gert Carcani e ka hapur me titullin: “E rrahën dhe nuk e lanë që të qante”. Ndërkohë në analizën e tij, Dede ka thënë: “Shehi u tregua shumë i zgjuar, ndërsa nuk funksionoi skema e Longos.
Te Kukësi u treguan naiv, kishin besim të tepruar te kontrolli i topit. Kishte shumë momente që Tirana dilte dy kundër një ndaj kundërshtarit, se dy kundër dy ishte thuajse gjithmonë. Mesfusha e Tiranë kishte lartësinë e duhur, do të mbahet mend gjatë kjo fitore dhe ishte shumë e rrallë, ndaj rivalit direkt për titull”, tha Dede. /Sport Ekspres/