“Koeman më mashtroi”, ish-lojtari i Barcelonës zbulon arsyet e largimit: Është më e rëndësishme si trajtohen njerëzit se sa futbolli

Junior Firpo e pati të pamundur të gjente hapësira te Barcelona, ku Jordi Alba ishte titullar i padiskutueshëm në krahë. Mbrojtësi 25-vjeçar u transferua në radhët e Leeds-it në Premier League, ndërsa tashmë tregon çfarë e shtyu të merrte një vendim të tillë. Në një intervistë me “Catalonia Radio”, Firpo zbuloi se ish-trajneri Koeman e mashtroi, duke i premtuar hapësra në fushën e lojës, të cilat nuk erdhën asnjëherë.

“Për mua personalisht është më e rëndësishme se si më trajtojnë njerëzit se sa futbolli. Në shembullin e Ronald Koeman, mund t’ju konfirmoj se ai më gënjeu dhe më mashtroi. Ai më përsëriti se do të mbështetej tek unë, por nuk ishte e vërtetë”, ka thënë Junior Firpo./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *