Java e 18 e “Abissnet Superiores“ do të vijë me një ndryshim plani për ndeshjen mes Skënderbeut dhe Teutës. Dueli mes tyre kalon nga Kupa në kampionat, ku bardhekuqtë e Memellit do të kërkojnë “hakmarrjen”.
Kushtet atmosferike ditët e fundit në Korçë nuk kanë qenë aspak të duhurat për të zhvilluar një ndeshje futbolli, prandaj FSHF ka vendosur që me aprovimin e klubeve të ndryshojë stadiumin ku do të zhvillohet takimi. Dëbora detyron “ujqërit” të shtegtojnë dhe Skënderbeu do të luajë kundër Teutës në “Elbasan Arena” në orën 16:45 më datë 31 janar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/