“Politika po fut duart në futboll”! Megi Doçi falenderon publikisht Dukën: I ka dhënë mbështetje të madhe futbollit të femrave

Megi Doçi ka reaguar përmes rrjetit të saj social në “Instagram” për ndodhitë e fundit që kanë prekur edhe presidentin Armand Duka. Kapitenia e Kombëtares shqiptare ka shprehur solidaritetin e saj për shpërthimin me tritol në banesën e kreut të FSHF-së, si dhe i ka dhënë mesazh politikës të mos zgjasë duart e saj në sport. Doçi i shpreh falenderimet e saj presidentit Duka për mbështetjen e madhe që i ka dhënë futbollit të femrave, pasi ashtu siç edhe ajo vetë thotë, tashmë çdo vajzë mund të luajë futboll dhe kjo është kënaqësia më e madhe për to.

“Një shpërthim tr.itoli në shtëpinë e Presidentit të FSHF-së, Armand Dukës, ka tronditur të gjithë botën e futbollit shqiptar dhe atë ndërkombëtar. I shpreh Presidentit Duka dhe familjes së tij, solidaritetin tim të plotë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë dhe të shëmtuar. Gjithashtu, meqë shohse ditët e fundit politika po “fut” duart shumë në futboll, dua të falenderoj publikisht Presidentin e FSHF-së për mbështetjen e madhe që po i jep futbollit të femrave, futbollit tonë të bukur, që po zhvillohet normalisht, ashtu sikurse në çdo shtet tjetër europian.Sot, çdo vajzë mund të luajë futboll! Kjo është kënaqësia jonë më e madhe, jo politika”, shkruan Megi Doçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *