E kryer/ Tare gjen marrëveshjen për transferimin, Vedat Muriqi udhëton nesër drejt Spanjës

Tashmë gjithçka është e kryer. Vedat Muriqi duhet të bëjë valixhet gati këtë mbrëmje, pasi dita e nesërme do e gjejë në Spanjë. Pas dy ditësh intensive negociatash marrëveshja është arritur. Igli Tare ka rënë dakort për të huazuar “piratin” deri në fund të sezonit për 1 milionë euro drejt Majorkës.

Këta të fundit kanë të drejtën e blerjes në përfundim të këtij edicioni futbollistik për një shifër prej 12 milionë eurosh. Kontrata anuk parashikon detyrim për spanjollët, të cilët në varësi të paraqitjeve të Muriqit dhe të qendrimit të tyre në La Liga do të vendosin më pas për të ardhmen e sulmuesit të Kosovës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *