Erion Veliaj ka dalë hapur përballë Armand Dukës, duke ndërhyrë kështu në zgjedhjet për presidencën e FSHF-së. Përfshirja e politikës në sport është pranuar edhe nga vetë kandidati për Shoqatën Rajonale të Futbollit të Tiranës, Eduard Prodani.
Ky i fundit në studion e emisionit “Skaner” në “MCN TV“ është shprehuer se: “Nuk shkova unë te Kryetari i Bashkisë, ishte ai që erdhi te mua“./Sport Ekspres/