Vedat Muriqi pritet të ndërrojë ambient këtë muaj. Sulmuesi shqiptar është pranë kalimit në La Liga në këto ditë të fundit të merkatos. Pista e Majorkës e duket se e ka joshur “piratin”, ndërsa negociatat i ka pranuar edhe vetë Igli Tare.
Drejtori sporitv i Lacios ka konfirmuar për “GazetaBlic Sport” se është në bisedime me klubin spanjoll, por ende nuk ka një marrëveshje mes palëve. “Po, jemi në bisedime me Majorkën, por akoma nuk kemi arritur marrëveshje“, ka thënë Igli Tare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/