Armando Broja ka fituar zemrat e të gjithë tifozëve të Southampton-it, si dhe respektin e opinionit sportiv. Sulmuesi shqiptar po shkëlqen në sezonin e tij të parë në Premier League, ndërsa dje kaloi me sukses edhe provën e vështirë kundër Manchester City-t. Ish-mbrojtësi i “qytetarëve“, Micah Richards ka folur pas ndeshjes së mbrëmjeshme, ku ka shprehur përshtypjet më të mira për 20-vjeçarin e Kombëtares kuqezi.
“Ai është cilësor. Kur e pashë për herë të parë, ai është padyshim i huazuar nga Chelsea, ai ka pesë gola në 17 këtë sezon. Ai është i patrembur, është i fortë, ai vrapon nga pas, mund ta mbajë ashpejtësinë, vetëm në moshën 20-vjeçare. Unë kam qenë shumë i impresionuar me të. Ndonjëherë kur lojtarët e rinj shkojnë në huazim, veçanërisht në Premier League, ata zbresin nga pankina dhe ai ka zgjatur pak kohën e tij, por kur i erdhi rasti e mori me të dyja duart. Sa herë që e shikoj duke luajtur më bën përshtypje. Është vetëm 20 vjeç.
Ai e mban linjën i vetëm, lojën e tij të qëndrueshme, kër.cënimin e vazhdueshëm duke vrapuar pas, aftësinë e tij ajrore gjithashtu. Ai me të vërtetë po rritet në shtat. Ne po flasim për dy nga qendërmbrojtësit më të mirë në ligë, Laporte dhe Dias dhe ai u dha atyre probleme. Broja ka prezencë”, ka thënë Micah Richards./Halit Delibashi-Sport Ekspres/