Southampton-i ka bërë një paraqitje fantastike këtë mbrëmje, duke ndalur serinë prej 12 ndeshjesh fitore për Manchester City-n. Bardhekuqtë kanë barazuar 1-1 në një sfidë ku Armando Broja spikati përsëri në fushën e lojës, megjithëse goli i mungoi. Sulmuesi 20-vjeçar goditi shtyllën në pjesën e dytë, ndërsa trajneri Hasenhuttl e shpjegon këtë rast të humbur me faktin se Brojës dhe lojtarëve të repartit të tij iu desh të bënte një punë mjaft të madhe në lojën pa top dhe në presingun ndaj kundërsharëve.
“E ndjen në pjesën e dytë kur mbrohesh, sa e vështirë është të mbrosh portën. Ata (Manchester City) janë shumë të mirë, gjejnë zgjidhje, edhe nëse nuk kanë një 9-sh të vërtetë, ata hyjnë në zonë me lojtarë dhe është gjithmonë e vështirë ta mbrosh atë.
Duhet ta bësh në pjesën e dytë, sulmuesit bënë shumë mirë në lojën pa top dhe kjo është ndoshta arsyeja që Broja nuk e përfundoi një shans të madh në pjesën e dytë, sepse ata patën një punë të pabesueshme kundër topit sot. Por ata e bënë atë në një mënyrë të pabesueshme dhe treguan lu.ftë për këtë klub. Unë jam shumë krenar për ta”, ka thënë Ralph Hasenhuttl./Halit Delibashi-Sport Ekspres/