“Jo të përditshme, por flasim në çdo orë me FIFA-n dhe UEFA-n”! Erand Ibrahimi për qëndrimin e tyre ndaj zgjedhjeve: Nuk janë në periferi…

Drejtori i marrëdhënies me jashtë për FSHF, Erand Ibrahimi, është shprehur në konferencën për shtyp se FIFA dhe UEFA nuk janë larg zgjedhjeve që do të bëhen në Shqipëri për president të FSHF. Komunikimi është thuajse në çdo orë për të përmbyllur dosjen voluminoze për të treguar historinë parazgjedhore.

“Ne kemi marrëdhënie jo të përditshme, por të përorshme me FIFA-n dhe UEFA-n për deklarime anëtarësh, pamje, indicie të çdo lloj forme që përbëjnë dosjen e zhvillime para zgjedhjeve që e ndajmë me FIFA-n dhe UEFA-n. Mungesa e pranisë fizike të tyre nuk do të thotë qëndrim larg nga zgjedhjet, ndjenje në periferi të procesit”, tha Ibrahimi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *