VIDEO/ Dramë e madhe në Spanjë! Dy gola në minutat e fundit e çojnë duelin në shtesë, Bilbao eliminon Barçën dhe shmang “El Clasicon”

Barcelona i ka dhënë lamtumirën Kupës së Mbretit. Katalanasit janë eliminuar me rezultatin 3-2 nga Atletiko Bilbao. Një sfidë kjo që nisi dhe përfundoi me emocione të forta. Munian trondit skuadrën blaugrana që në minutën e dytë, kur zhbllokon rezultatin. Ferran Torres është kundërpërgjigjur në minutën e 20, duke kthyer baraspeshën.

Pjesa e parë do të përfundonte me rezutat të tillë, i cili do të qendronte i pandryshuar deri në minutat e fundit të kohës së rregullt. Martinez ndëshkon përsëri katalanasit në minutën e 86, por në minutën e 93-të ishte Pedri ai që shpëtoi përkohësisht skuadrën dhe e dërgon sfidën në shtesë.

Megjithatë 30 minutat ekstra të kësaj ndeshjeje do të flisnin për Bilbaon, që në minutën e 105 fiton një 11 metërsh pas një prekjeje të topit me dorë në zonë. Pranë pikës së penalltisë gjendet Muniain, i cili nuk gabon dhe vulos kështu rezultatin në 3-2.

Atletiko e Bilbaos eliminon kështu Barcelonën nga Kupa e Mbretit në një duel dramatic, duke shmangur në këtë mënyrë një “El Clasico” në këtë kompeticion. Kjo për faktin se fituesi i kësaj sfide do të gjejë si kundërshtar Realin e Madridit në fazën pasardhëse./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *