E bujshme/ Super oferta e dhënë nga Partizani për Bekim Balajn, e refuzoi vetëm për hir të…ftesës nga Kombëtarja

Bekim Balaj e ka mbyllur aventurën e tij në Rusi me Nizhny Novgrodov si mos më keq, duke mos shënuar në asnjë rast të vetëm. Për këtë arsye do të ndërpritej bashkëpunimi me sulmuesin që herë pas herë është përfolur për një kalim te Vllaznia pas ardhjes së Xhaferit. “Fansat e futbollit shqiptar” kanë raportuar se për Balajn është hedhur në sulm Partizani duke i ofruar rreth 150 mijë euro në sezon plus bonuset. Ndërkohë sulmuesi i Kombëtares ka marrë një ofertë tjetër, këtë herë nga një ekip i Ligës së Dytë në Turqi.

Oferta nga Turqia nuk është problemi kryesor që i jep avantazh karshi Partizanit, pasi në shifrat ekonomike është thuajse e njëjtë, por sulmuesi ka frikë se në rast se luan në Superiore, do të humbas ftesën e Rejës në Kombëtare. Për këtë arsye po zgjedh që të transferohet në Turqi. Emri i ekipit nuk shtë bërë ende i ditur, por “raketa” Odise Roshi, Dejvi Bregut dhe Gentian Selmani janë në çdo rast aty për ta pritur krahëhapur te Boluspori. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *