Në mbrëmjen e sotme të Copa del Rey ka pasur një përballje mes Elches dhe Realit të Madrid që u mbyll në mënyrë dramatike. Pasi 90 minutat përfunduan me shifrat 0-0, ndeshja kaloi në shtesë. Hazard dhe Isco përmbysën golin e shënuar nga Verdu, për t’i dërguar shifrat në 1-2. Por në minutat e fundit të takimit, Elche do të barazonte rezultatin. Arbitri ishte i sigurt se Gonzalo Verdu kreu faull ndaj Lucas Vazquez dhe e anuloi golin, pavarësisht dyshimeve të mëdha dhe protestave nga kampi i Elces. Arbitri ishte i sigurt në vendimin që kishte marrë dhe e anuloi golin.
Por në këtë takim, vetëm për siguri të kryesorit Jorge Figuera nuk mund të flasim. Një nga vendimet më të çuditshme ishte ndëshkimi me karton të verdhë të Kros. Lojtari i Elches rrëzohet pas nuk mban dot ekuilibrin vetë dhe nuk ka asnjë kontakt me Kros. Arbitri ishte fare pranë rastit dhe jo vetëm që do të akordonte faullin e paqenë, por do të ndëshkonte me karton të verdhë mesfushorin e Real. Për të vazhduar më tej, një karton i kuq është dhënë për Marcelon që sërish ngre dyshime të forta pasi përsëritjet e pamjeve tregojnë se mbrojtësi preku vetëm topin. Gjithashtu Figuera ishte protagonist duke ndërprerë një aksion goli për Realin e Madridit. /Sport Ekspres/