Portieri shqiptar debuton në Bundesligë, Diant Ramaj vlerësohet për paraqitjen me Frankfurtin

Një tjetër lojtar shqiptar po luan në nivelet më të larta të futbollit europian. Këtë herë bëhet fjalë për Diant Ramaj. Portieri 20-vjeçar ka mbrojtur portën në ndeshjen e Frankfurtit kundër Augsburg, në atë barazim 1-1.

Sipas “Sofascore”, Ramaj ka qenë një nga lojtarët më të mirë për Frankfurt, duke u vlerësuar me notën 7. Aktualisht portieri mbron fanellën e Gjermanisë tek moshat dhe ka lindur në Shtutgart, por familja e tij vjen nga Kosova./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *