Incidenti mes Da Silvas dhe trajnerit Brdariç mori një vëmendje të madhe mediatike. Redi Jupi i del në krahë futbollistit brazilian në këtë rast, megjithëse është kundër fjalorit të përdorur prej tij. Ish-futbollisti shqiptar ka thënë në studin e “Procesit Sportiv“ se trajneri nuk e pëlqen Da Silvan, prandaj do ishte më e udhës të mos e aktivizonte dhe jo ta largojë nga fusha sapo ti jepej rasti.
“Ka një problem Da Silva me trajnerin. Në këtë rast jam me lojtarin. Reagimi i atij nuk më pëlqen fare, por trajneri këtu duhet të marri një vendim. Trajnerët janë për të marrë vendime, për këtë janë në punë. Ai nuk e parapëlqen. E ndërronte, ose nuk e fuste. Ai është në gjendje shumë të mirë dhe është lojtar i mirë.
Pra është një lojtar që i jep shumë Vllaznisë në aspektin teknik dhe taktik, sepse është pika e pasimit më e fortë në kampionatin tonë. Atëherë, ky trajner, nëse nuk e ke qejf mos e fut fare, jo të presësh rastin sa të ndodhi diçka dhe ta heqësh”, ka thënë Redi Jupi./Sport Ekspres/