Armando Broja ka marrë vëmendjen maksimale në arenën europiane. Së fundmi ishte vetë Tuchel që u shpreh me superlativa për sulmuesin shqiptar, për t’i treguar Southampton se është ende pjesë e Chelsea. Ndërkohë sipas Standart, nëse Southampton dëshiron kartonin e Brojës në këtë moment, vlera më së paku arrin në 20 milionë euro.
Nga krahu tjetër, UEFA ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku shihej goli i Brojës ndaj San Marinos. Pyetja i adresohej FSHF me tekstin: “A është ky talent më i madh premtues që ju keni te Shqipëria”, shkruan UEFA duke e cilësuar si b.ombë golin e Brojës. /Sport Ekspres/
?? Armando Broja rocket ?
Your nation’s most promising youngster? @armandobroja9 | @FSHForg | #MondayMotivaton pic.twitter.com/yOt7Ew3C9o
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) January 17, 2022