VIDEO/ Lojtarët nuk u besojnë syve dhe portieri shtrihet në fushë duke qarë, gafa në sekondat e fundit i hoqi fitoren nga duart

Përballja mes Sierra Leones dhe Bregut të Fildishtë është mbyllur mes dramës. Këta të fundit vetëm sekondat i ndanin nga fitorja, të cilën ua hoqi nga duart një gafë e portierit. Në minutën e tretë të shtesës njëri prej mbrojtësve kthen topin me kokë për te portieri, i cili shkon të shmangë një goditje nga këndi. Megjithatë në momentin e rrëzimit përtokë, e lëshon topin nga duart dhe e dorëzon kështu topin te kundërshtarët.

Me katërkëndëshin e zbrazët lojtarët e Sierra Leones nuk e kanë aspak të vështirë të tundin rrjetën. Një gol ky që hedh poshtë mundin e bërë gjatë gjithë ndeshjes dhe i fikson shifrat në 2-2. Futbollistët e Bregut të Fildishtë nuk arrinin t’u besonin syve dhe vunë duart në kokë nga fundi i hidhur që pësoi Kombëtarja e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *