VIDEO/ Një rikthim emocionues në “shtëpi”, tifozët e Milanit i japin ngrohtësi Shevçenkos: Histori e gjatë dashurie

Shevçenko është rikthyer përsëri në “San Siro”, por kësaj radhe shkel për herë të parë si kundërshtar. Ish-futbollisti ukrainas drejtoi Xhenoan në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë, të cilën e humbi 3-1 ndaj kuqezinjve pas kohës shtesë.

Por kthimi në “shtëpi” ka qenë emocionues për Shevçenkon, i cili ka marrë një pritje mjaft të ngrohtë nga tifozët e Milanit. “Një histori e gjatë dashurie. Vështrimi i Mançesterit i gdhendur në zemër. Sheva, një legjendë e përjetshme”, shkruhej në një baner të shpalosur nga “Curva Sud”, të cilët gjithashtu përgjatë takimit kanë brohoritur emrin e ikonës së klubit të tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *