Kupa e Afrikës dashurohet për histori të tilla/ Nga Irlanda shkoi të përfaqësonte Kepi Verden, mbrojtësi u ftua me një mesazh në…Linkedin

Kupa e Afrikës merr gjithmonë vëmendjen e parë mediatike për situatat që ndodhën jashtë fushës së blertë dhe nivelin skandaloz të organizimit të saj, kurrsesi për vetë prodhimin që duhet të ketë nga ekipet. Këtë herë në mediat botërore ka marrë jehonë historia e mbrojtësit Roberto Lopez. Nëse në të gjitha Kombëtaret normale janë skautë, njerëz të deleguar nga Federata dhe ka takime kokë më kokë për të marrë një futbollist, në Afrikë funksionohet me rrjetet sociale.

Roberto Lopes u largua nga Kepe Verde që kur ishte i vogël dhe jetoi në Irlandë. Vendlindjen e tij e kishte harruar plotësisht aq sa më tepër e konsideronte si origjinën e babait. Teksa ishte pjesë e Boheminias, në këtë skuadër nuk ka shumë lojtarë që luajnë me Kombëtaret. Për këtë arsye, Amyan Ben Mohamed, shoku i ekipit të Lopes, i lindur në Londër dhe i rritur në Dublin do të pranonte që të luante me Tunizinë.

Atëëherë Lopes zgjodhi që të tallej paksa: “Ndoshta do shkoj edhe unë një ditë që të luaj me Kepi Verden”. Njëri nga gazetarët e kishte marrë seriozisht këtë deklaratë dhe kontaktoi Federatën vendase, por prej tyre nuk kishte asnjë lëvizje të vetme. Në tetor të 2018 ishte vetë trajneri i Kepi Verdes, Rui Aguas, që provoi një kontakt nga rrjetet sociale. ”Krijova një llogari në Linkedin kur isha ende në shkollë, por e përdorja shumë rrallë. Aty vinin shpesh mesazhe spam të llojeve të ndryshme, kështu që kur më erdhi një mesazh në portugalisht nga trajneri i Kepit, mendova se ishte një mesazh tjetër i këtij lloji. Për fat të mirë, trajneri më shkroi përsëri, këtë herë në anglisht. Kjo më mundësoi të filloja këtë aventurë të re”, tha Lopes për “Sky Sport”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *