VIDEO/ Kupa e Afrikës prodhon vetëm çudira! Vendosin dy herë të gabuarin, Kombëtarja nis ndeshjen pa himn

Kupa e Afrikës vazhdon të prodhojë çudira dhe situata që nuk i shkojnë aspak për shtat një kompeticioni të tillë. Niveli i organizimit është larg atij profesional, duke u kthyer kështu në qendër të mediave jo për atë çfarë ofron fusha e lojës. Dueli mes Mauritanisë dhe Gambias ka filluar 40 minuta me vonesë për shkak të ngjarjes qesharake të ndodhur në Tunizi-Mali, ku gjyqtari mbylli ndeshjen që në minutën e 85.

E për të mos mjaftuar kjo, Mauritania është detyruar të nisë ndeshjen pa himnin e saj. Fillimisht në audio është vendosur një kompozim i panjohur për ta, ndërsa në rastin e dytë në përpjekje për të rregulluar gabimin, organizatorët kanë vendosur himbin e një tjetër shteti. Lojtarët kanë sinjalizuar gabimin e bërë, por në fund himni i tyre dukej se nuk gjendej në duart e organizatorëve, prandaj dueli ka filluar të./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *