Muriqi është kthyer në një lojtar te padëshiruar tek Lazio, teksa drejtuesit e skuadrës duan të shesin me patjetër sulmuesin shqiptar. Megjithatë gjërat duken se nuk do të jenë aspak të lehta për kampin lacial, pasi asnjë skuadër nuk ka prezantuar një ofetë për të blerë kartonin e Muriqit.
Muriqi është kthyer në një problem serioz për skuadrën, pasi pa shitjen e tij nuk mund të blejë asnjë lojtar tjetër. Nëse arrin të shesë sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, Lazio mund të transferojë Jonathan Burkardt nga Mainz 05. Vedat Muriqi ishte një nga lojtarët më të mirë në Turqi në kohën që luante tek Fenerbahçe. Ai erdhi me shumë bujë tek Lazio, megjithatë për asnjë moment nuk arriti të përfitojë nga kjo mundësi e artë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/