Eneo Bitri është rikthyer te Partizani. Mbrojtësi e mbylli aventurën e tij me Astanën teksa do të kthehej në heroin e kazakëve në ndeshjet e Europës jo vetëm me performancën e tij në prapavijë, por edhe me golat e shënuara. Futbollisti 25-vjeçar ka firmosur me klubin kryeqytetas dhe është rikthyer në shtëpi.
Partizani e ka zyrtarizuar në faqen zyrtare nëpërmjet një video ku tregon momentet më të mira të Bitri. Kontrata e mbrojtësi do të jetë e vlefshme deri në vitin 2023. “Konfirmoi se Partizani është zgjedhja e parë në Shqipëri”, shkruhet në faqen e Partizanit duke iu përgjigjur interesimit të Kukësit për Bitrin. /Sport Ekspres/