Shkëmbi është shprehur në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV” se ka pasur sulme për t’i zënë vendin e punës. Nga ana tjetër Starova është shprehur se rasti në fjalë kërkon emër dhe mbiemër në mënyrë që të luftohet fenomeni.
“Shkëmbi duhet të kishte përmendur disa emra, që ta luftojmë këtë fenomen, për ata që i kanë ndërhyrë te puna. U bë mirë që e përmendi këtë. Ky rast do emër mbiemër. Ne nuk e dimë për kë e ka.
Bledi e kupton që çdo njeri në studio mund të japë mendimin. Por fakti që la të nënkuptohet se kjo ka prishur harmoninë, është problem. Është një fenomen që ka ndodhur edhe në të kaluarën.”, u shpreh Starova. /Sport Ekspres/