Zyrtare/ Laçi prezanton goditjen e parë në merkato, sjell nga Norvegjia ish-sulmuesin e Skënderbeut

Klubi i Laçit ka zyrtarizuar sot goditjen e parë në merkato. Kurbinasit kanë arritur akordin me futbollistin nigerian, Adeleke Akinyemi. Lojtari 23-vjeçar nuk është një emër i panjohur për futbollin shqiptar, teksa më herët ka qenë pjesë e Skënderbeut.

Sulmuesi i ka luajtur gjithashtu me Ventpils në kampionatin letonez, si dhe më pas e ka vazhduar karrierën në Norvegji. Së fundmi Akinyemi ka qenë pjesë eklubit Start, nga i cili është larguar si lojtar i lirë.

“Adeleke Akinyemi është lojtari më i ri i skuadrës sonë . Futbollisti luan si sulmues krahu. KF Laçi i uron mirëseardhjen! Mirëse vjen Adeleke Akinyemi”, shkruan klubi i Laçit në faqen zyrtare në rrjetet sociale./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *