Ferhan Hasani do të vinte si një tjetër përforcim i madh për Partizanin duke parë karrierën e tij të pasur. Megjithatë futbollisti nuk po përdorej nga Ilir Daja, fillimisht me arsyen e dëmtimit, për të ruajtur energjitë për pjesën finale të sezonit dhe në fund kishte një largim të Hasanit. Vetë lojtari tregoi hapur përplasjet me Ilir Dajën, duke mos gjetur gjuhën e përbashkët.
Aktualisht pa skuadër, por Hasani ka gjetur një dritare të re në karrierë. “Infosport” raporton se Ferhani është shumë pranë rikthimit në shtëpinë e tij, te Shkëndija, atje ku do ta ndihmojë skuadrën për l.uftën e titullit kampion. /Sport Ekspres/