Ilir Daja nuk pret gjatë pas largimit nga Partizani, trajneri konfirmon: Sot nisem për në Kosovë

Ilir Daja ndau rrugët me Partizanin në fund të vitit të shkuar, teksa mungesa e rezultateve pozitive nuk mund të zgjaste më tepër. Megjithatë trajneri i mirënjohur shqiptar nuk vonoi gjatë për të gjetur skuadrën e tij të re. Së fundmi Daja është përfolur për të marrë drejtimin e Ballkanit, ndërsa një fakt të tillë e pohon po ai vetë në një prononcim për “Koha.net”. Trajneri 55-vjeçar është shprehur se ditën e sotme udhëton drejt Kosovës, ku do të darkojë me drejtuesit e skuadrës nga Suhareka.

“Sot udhëtoj drejt Kosovës. Nuk është çështja a e kam firmosur ende kontratën apo jo. Është çështje e marrëveshjes që kemi. Sonte do të kem një darkë me drejtuesit e Ballkanit dhe nesër mund të merrni më shumë informacione. Kaq mund të them për momentin, pasi pastaj nuk kam se çfarë të them”, është shprehur Ilir Daja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *