Modeli i Alban Xhaferit/ Shihni faktin “e çmendur” të Superiores, Thomas Brdariç është trajneri më jetëgjatë me…16 muaj

Në momentin kur Alban Xhaferi u afrua te Vllaznia, entuziazmi u rikthye në Shkodër. Jo më kot, pasi provat dhe formulën e suksesit e kishte dhënë te basketbolli. “Përse nuk na merr dhe ekipin e futbollit?”, ishin pyetjet e shumta dhe me të njëjtin formulim që i shkuan Xhaferit. Deri në ato momente nuk e mendonte një ngarkesë më të madhe mbi shpatulla, por teksa kërkesa po rritej gjithmonë e më tepër, Xhaferi zgjedh që t’u plotësojë dëshirën.

Në fillim do të vinte si sponsor dhe zgjidhet menjëherë Brdariç në krye për sezonin e shkuar. Ishte dëshira e vetë Albanit për të pasur një trajner gjerman. Rezultatet do të vinin menjëherë teksa ekipi fitoi Kupën dhe ishte shumë pranë titullit kampion, duke e humbur vetëm për golavarazh. E për ta krahasuar me gjendjen e Vllaznisë para se Xhaferi t’i bashkohej, është si nata me ditën.

Tashmë në rolin e presidentit dhe për të kuptuar frymën ndryshe që po jep në Superiore duhet të shohim një fakt vërtet interesant. Duke u bazuar nga sezoni i kaluar në këtë aktualin, Thomas Brdariç është i vetmi trajner që nuk është larguar në Superiore. Për më tepër, “çmenduria” qëndron në faktin se ka vetëm 16 muaj në këtë detyrë. Të gjithë klubet e tjera e kanë ndryshuar trajnerin e tyre, duke përfshirë këtu edhe dorëheqjen e Martinit për t’i lënë vendin Arapit, megjithëse kishte një prapakthehu historia. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *