Myrto Uzuni ishte i ftuar në “Procesi Sportiv” për të treguar ecurinë këtij sezoni te Ferencvaros dhe Kombëtarja. Në emision ka pasur jo pak batuta, teksa i është gjetur edhe “doktoresha e ëndrrave”.
I pyetur nëse ka pikasur ndonjëherë një tifoze femër kuqezi që e mbështet nga stadiumi, Sinemati nuk e ka lënë që të përgjigjet për të treguar variantin e tij mes batutës: “Jo ai i ka rënë në sy, por ai prandaj humbet rastet”, tha Sinemati duke shkaktuar të qeshura. /Sport Ekspres/