Lukaku ka bërë një gabim trashanik teksa në mediat italiane është hapur tërësisht duke “poshtëruar” fanellën e klubit të tij, Chelsea, megjithëse kur iku nga zikaltërit e cilësoi si një mundësi që vinte njëherë në jetë.
Belgu nuk është i lumtur në Angli dhe mesa duket, do të largohet që në merkaton e dimrit. Nëse largimi i tij do të vonojë deri në verë, me siguri që fushën do ta shohi pak për hir të prespektivës së skuadrës dhe tifozerisë që është kthyer kundër.
Në një intervistë për “Sky Sport”, Lukaku e ka harruar për një moment që është pjesë e londinezëve: “Më mungon Lautaro Martinez, unë do të v.disja në fushë për të dhe do të dëshiroja shumë që të takoheshim edhe njëherë bashkë. A do të vijë Martinez te Chelsea në të ardhme? Jo, Lautaro mund të qëndroj te Interi, do të vijë unë aty”, tha Lukaku. /Sport Ekspres/