Pas një pritje të gjatë, më në fund trajneri spanjoll, Mikel Arteta ka gjetur Arsenalin që kërkon prej 1 viti. Në ndeshjet e fundit, topçinjtë kanë treguar karakter dhe tashmë ndodhen në zonën e Uefa Champions League. Lojtarët e kanë pranuar që Mikel Arteta i motivon të bëjnë maksimumin.
Megjithatë, londinezët do të duhet të bëjnë pa trajnerin e tyre në datën 1 janar, ku do të luajnë ndaj Manchester City-t të Guardiolës. Arteta ka rezultuar pozitiv në testimet e fundit dhe do ta shohë përballjen me “ish mësuesin e tij” nga shtëpia. Kujtojmë që Arteta ka qenë zëvendës trajner tek Manchester City, përpara se të pranonte një ofertë nga Arsenal. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/