Një afrim brenda shtëpisë/ Empoli nuk ka nevojë të kërkojë mesfushor, në Itali sugjerojnë Asllanin

Empoli ishte një surprizë e bukur në 19 javët e para të sezonit, duke arritur të renditet i 9-i në Serie A. Merakoja është afër dhe klubi do të shqyrtojë profilet e mundshme për të përforcuar skuadrën. Kur vjen fjala për mesfushën në Itali sugjerojnë të mos shohin larg, pasi zgjidhja është brenda shtëpisë.

“EmpoliChannel” këshillon Kristjan Asllanin. Talenti shqiptar ka debutuar me ekipin e parë dhe e njeh mjaft mirë filozofinë e trajnerti Andreazzoli. Vetëm 19-vjeç por në mundësitë që i janë dhënë ka arritur të bëjë mirë në fushën e lojës. Ndoshta në muajt në vazhdim do të ketë më tepër hapësira për të në radhët e Empolit, një klub ky që e ka treguar se nuk ka frikë t’u besojë talenteve të reja./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *