Nuk ka përfunduar aspak mirë ndeshja e raundit 1/64 të Kupës së Francës midis Lyon dhe skuadrës që luan në ligën e dytë, Paris Fc. Në përfundimin e pjesës së parë, teksa ndeshja ishte me rezultatin e barabartë 1-1, tifozët e të dyja skuadrave janë përplasur me njëri-tjetrin, ku gjithçka degjeneroi në dhu.në fizike.
Përlesh,ja mori përmasa gjigande dhe u desh ndërhyrja e policisë franceze për të ndalur kaosin e shkaktuar. Arbitri u detyrua të ndalë ndeshjen, duke mos e vërshëllyer pjesën e dytë. Federata e futbollit të Francës i ka përjashtuar të dyja skuadrat nga ky kompeticioni. Ky vendim i shkon për shtat skuadrës së Nices që do të përballej në fazën 1/32 me njërën prej Paris Fc dhe Lyon. Tashmë Nice kualifikohet automatikisht në raundinn 1/16 të Kupës së Francës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/