“Mirëse te pashë vëlla”/ Premier League bën bashkë dy lojtarët shqiptarë, Xhaka ndërron fanellën me Rashicën

Milot Rashica nuk ishte i pranishëm në ndeshjen mes Norwich dhe Arsenal që përfundoi me rezultatin 0-5 në favor të topçinjve. Megjithatë në fundin e takimit sulmuesi shqiptar nuk e ka harruar patriotin e tij Granit Xhakën, me të cilin ndërroi fanellën në fundin e takimit.

Të dy nuk harruan ta shpërndanin këtë moment në rrjetin social Instagram. “Mirë se të pashë vëlla”- shkruan Rashica në profilin e tij.

Kujtojmë që Milot Rashica po kalon një moment të vështirë në karrierën e tij, pas një lëndimi që e ka lënë 2 muaj jashtë fushës së gjelbërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *