Ilir Daja është larguar nga posti i trajnerit te Partizanit. Rezultatet e fundit që janë marrë nga të kuqtë në këtë sezon të ri kanë sjellë pikërisht këtë vendim, që ishte i pakthyeshëm. Ndërkohë te skuadra kanë vendosur që në formë “dënimi”, lojtarët të mos kenë shumë pushime në dispozicion dhe të kthehen menjëherë në stërvitje.
Në ditën e sotme ishte Olsi Rama që ka zbritur në terren për të folur me lojtarët e Partizanit gjatë momentit të stërvitjes. E gjitha kjo situatë e veçantë ka ardhur pas largimit të trajnerit Daja, ndërsa stërvitja është drejtuar nga Renaldo Kalari. /Sport Ekspres/