Dinamo nuk do të ndalet as në merkaton e janarit, do të marrë mesfushorin e njohur për Superioren

Dinamo do të bëjë një tjetër goditje të madhe në merkato. Këtë herë në atë të janarit, teksa kryeqytetasit do të kenë shërbimet e Sabien Lilaj. “Supersport” mëson se mesfushori i njohur për Superioren do të vijë në kryeqytet dhe do të jap kontributin e tij për ekipin e Shkëmbit pasi ishte pjesë e Prishtinës.

Vetëm pak ditë më parë 32-vjeçari e mbylli kontratën me Prishtinën. Ndërkohë Dinamo do të ketë mundësinë për të pasuruar më tepër mesfushën, në mënyrë që t’i japi më shumë fantazi. Kështu Lilaj pritet që të nënshkruaj një kontratë për një vit e gjysmë. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *