Krahasimi i kampionateve/ Teuta dhe Partizani ndajnë sërish të njëjtat pikë, por këtë herë kreu nuk duket në horizont

Në “Abissnet Superiore” janë luajtur 15 javët e para të kampionatit dhe tashmë tabela e renditjes na jep një ide më të qartë për skuadrat. Teuta dhe Partizani hynë në sezon me objektivin madhor, por forma e deritanishme i bën të mendohen dy herë për fjalën “titull”. Nëse e krahasojmë klasifikimin e Superiores me atë të një viti më parë pas 15 javësh, shohim se si kampionët në fuqi ashtu edhe “demat e kuq” ndajnë përsëri të njëjtin numër pikësh.

Por këtë herë 8 më pak se në sezonin e shkuar. Një vit më parë Teuta dhe Partizani mbanin vendin e dytë dhe të tretë në tabelë me 26 pikë të grumbulluara, ndërsa tashmë numërojnë vetëm 18 pikë dhe gjenden në vendin e 5 dhe të 6. Nëse 9 pikët diferencë me kreun në 15 javët e para të edicionit të kaluar ishin një mision i vështirë por jo i pamundur, sot situata paraqitet ndryshe. Kreu nuk dallohet qartë në horizont, pasi mes Teutës e Partizanit dhe vendit të parë gjendjet një hendek prej 15 pikësh./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *