Erdhi me objektivin e madh për titull por nuk po bind as për Europën, Dinamo është i vetmi ekip që nuk shënon në 5 javët e fundit

Dinamo rezulton një nga zhgënjimet e Superiores deri këto javë të luajtura të kampionatit. Klubi kryeqytetas erdhi përsëri pas shumë vitesh mungesë në elitë, e madje rikthimin zgjodhi ta bënte me premtime të mëdha. Investimet në fillim të sezonit ishin të shumta, aq sa shkuan deri te vendosja e objektivave madhore si titulli kampion.

Por koha tregoi se nëndetësja ka ende punë për të mbërritur në majë, pasi deri më tani edhe Europa duket më shumë një nëdërr se sa realitet i prekshëm. Dinamo e mbylli vitin me formën më të dobët se çdo ekip tjetër i “Abissnet Superiores”, teksa në 5 ndeshjet e fundit është e vetmja skuadër që nuk ka tundur asnjëherë rrjetën kundërshtare. Plot 7 gola të pësuar dhe asnjë i shënuar janë statistikat e errëta për dinamovitët në 5 javët e fundit të kampionatit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *