Njëri nga Shkodra e tjetri nga Prishtina! Napoli mund të ketë dyshe shqiptare në qendër të mbrojtjes, e thotë prestigjiozja italiane

Spaleti duket se ka ndryshuar qëndrim për Marash Kumbullën. Pak ditë më parë u raportua se trajneri i Napolit e kishte refuzuar sygjerimin që i është bërë për mbrojtësin shqiptar. Ndërkohë prestigjiozja italiane, “Corriere dello Sport” ka publikuar së fundmi një artikull ku shkruan: “Napolit i lind ideja Kumbulla”.

Ditët në vazhdim do të jenë vendimtare për të parë sesi do të shkojnë negociatat për transferimin e Kumbullës. Nëse gjithçka do të mbyllet me sukses dhe Marashi arrin të bind Spaletin, do të formonte një dyshe shqiptare në qendrën e mbrojtjes së Napolit, pasi nga krahu tjetër po luan si titullar edhe Amir Rrahmani. Njëri nga Shkodra e tjetri nga Prishtina… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *