Tirana arriti që të fitonte me shifrat 2-1 ndaj Partizanit. Në fundin e pjesës së parë kur ekipet shkuan drejt dhomave të zhveshjes, tekniku i të kuqëve shfaqi disa pakënaqësi për mënyrën sesi ishte arbitruar loja.
Në ato momente gjendej aty afër edhe drejtori i Tiranës, Tefik Osmani. Ky i fundit ka shkëmbyer disa fjalë me Dajën ku shihet përplasja e mendimeve, ndërsa kanë njohje të vjetër së bashku pasi kanë punuar në të kaluarën. /Sport Ekspres/