Gol fantastik, traversë dhe fitoi penallti! Mediat italiane vlerësojnë Nedim Bajramin kundër Milanit: Bëri ndeshje të madhe

Nedim Bajrami ka shkëlqyer kundër Milanit, por nuk i mjaftoi Empolit për të dalë me pikë ndaj kuqezinjëve në atë humbje 2-4. Mesfushori shqiptar barazoi shifrat përkohësisht me goditjen nga distanca që u ndal në rrjetë. Në golin e dytë të shënuar nga Empoli ishte penalltia e fituar nga Bajrami që u kthye në gol.

Ndërkohë goditi edhe traversën, me fatin që i mohoi dopietën personale ndaj kuqezinjëve. Mediat italiane e kanë vlerësuar me notën më të lartë nga të tjerët. “Tuttomercatoëeb” i jep notën 7, duke shkruar: “Ishte ndeshje e madhe e Bajramit”. Nga ana tjetër “Calciomercato” e vlerëson me 6.5: “Më i rrezikshmi te Empoli”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *