Ky fund viti po shoqërohet edhe me temperatura të ulëta që kalojnë nën 0 gradë celcius në disa rajone të Europës. Megjithatë as i ftohti i acartë nuk e ka ndaluar ekipin e Bolusporit të zhvillojë seancën e sotme stërvitore.
Dejvi Bregu, Gentian Selmani dhe Odise Roshi janë mbuluar nga dëbora mëngjesin e sotëm. Një i ftohtë i tillë nuk është i panjohur për Bregun. Ky i fundit ka qenë pjesë e Skënderbeut dhe momente të tilla i ka kaluar edhe më parë në karrierë. E njëjta gjë vlen edhe për Odise Roshin, i cili ka zhvilluar disa sezone në Rusi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/