Enea Mihaj po kalon një formë shumë të mirë tek skuadra e Superligës greke, PAOK. Në 5 ndeshjet e fundit, me Mihajn në fushë PAOK nuk ka regjistruar asnjë humbje. Në ndeshjen Ionikos-PAOK kur Mihaj nuk ishte prezent, skuadra e tij humbi me rezultatin 3-2.
Mihaj rikthehet fuqishëm pas një dëmtimi që e detyroi të qëndronte për një kohë të gjatë larg fushave. Talenti i mbrojtësit shqiptar ka shumë potencial, të cilin e tregoi tek skuadra e Panetiloks, ku ishte lider kryesor dhe e detyroi PAOK të besonte në të. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/